Om Shtini n'dhe keto fjale
POEZI QË LEXOHET LEHTË, POR NUK SHLYHET NGA KUJTESA
Poezia më e re e Lulëzim Tafës, i cili rreth njëzet e sa
vjet më parë botoi librin e vet të parë, është refleks
i kohës në të cilën jetojmë. Temat, motivet, idetë,
figurat, fjalori poetik, gjithçka, mban ngjyrën e
kësaj kohe. Nuk është çudi, prandaj, që në tekstin
e saj shfaqen shpesh fjalë e shprehje të zhargonit
të përditshëm, herë-herë edhe në anglisht, kurse
celulari, interneti dhe mjetet e tjera teknike të
kohës sonë dalin në vargje thuajse po aq sa edhe
njeriu.
Mirëpo, subjekti lirik i kësaj poezie, Uni i saj,
është njëkohësisht njeriu i kësaj toke, i këtij nënqielli,
çka do të thotë se ai ka tipare të forta lokale.
Bota dhe karakteri i tij, edhe kur duken disi të
largëta, burojnë nga mjedisi ynë.
Prof. Dr. Agim Vinca
Visa mer