Om Vallezim Yjesh
Doktor Xhemil Bytyçi, ashtu sikur që i është përmbajtur rigorozikisht Betimit të Hipokratit (Hippocrates, 460-377) për të ushtruar profesionin e mjekësisë ndershmërisht - po ashtu i përmbahet edhe etikës konsistente të vjershërimit. Poeti, mbase më shumë se të gjithë krijuesit e tjerë, është ndërgjegja më e pastër e humanizmit. Ai është i stolisur me tiparet dhe ndjeshmëritë më të holla dhe më të sinqerta njerëzore. Autori në formulimin e vjershave të tij tanka pasqyron natyrën, stinët, dashurinë, trishtimin, zhgënjimin dhe emocione të tjera të fuqishme, siç parashohin zakonisht rregullat e këtij lloji të poezisë.
Prof. Shyqri Nimani
Visa mer